Sopjani ka mbaruar studimet e doktoraturës në fushën e Drejtësisë dhe Shkencave Politike në Gjermani. Ka ligjëruar Shkencat Politike në disa nga universitetet më prestigjioze gjermane. Ndërsa nga viti 2011 ka qenë rektor i Universitetit Publik të Prizrenit.

Kosova po merr sinjale të fuqishme nga diaspora. Derisa deri dje merrte ndihmën për çlirimin e Kosovës, sot intelektualët tanë, duke parë nevojën që ka Kosova, po kthehen e po u bashkohen organizimeve tona politike për ta dhënë kontributin e tyre në shtetndërtim.

Si Nismë jemi më të fuqishëm dhe nga sot z. Sopjani është këshilltar imi si kandidat për kryeministër të vendit. Kosova ka nevojë për njerëz të tillë dhe ne ndihemi të nderuar për përcaktimin e z. Sopjani për vendosmërinë dhe besimin e tij për t’iu bashkuar familjes sonë politike. FL

Familjes sonë politike nga sot iu bashkua edhe doktori i shkencave juridike dhe politike, Enver Sopjani nga…

Posted by Fatmir Limaj on Monday, September 2, 2019