Gjatë takimit të tretë të Bordit të projektit “Programet aktive të tregut të punës 2 në Kosovë” bashkë me UNDP, theksova se falë bashkëpunimit tonë, ne kemi konsoliduar implementimin e masave aktive të tregut të punës, të cilat kanë konsistuar në zhvillimin e shkathtësive dhe krijimin e mundësive të aftësimit dhe punësimit, në përputhshmëri me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimin e shkathtësive për ndërmarrësi dhe ofrimin e mundësive për vetëpunësim.

Kemi arritur që vetëm gjatë vitit 2018 t’u japim mundësi punësimi dhe trajnimi më shumë se 900 personave punëkërkues, ndërsa gjatë kësaj periudhe të vitit 2019 kemi më shumë se 600 përfitues në masa aktive dhe ky është një tregues se shërbimi publik i punësimit është shndërruar në një partner të rëndësishëm për sektorin privat, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale vazhdon të plotësojë objektivat e saj në fushën e punësimit, falë edhe…

Posted by Skender Reçica on Wednesday, July 17, 2019