Vënia e gurëthemelit për ndërtimin e një shkolle të re, është lajmi më i mirë që i kemi dhënë sot fshatit Doganaj të Kaçanikut.
Bashkë me kryetarin e Komunës, z. Besim Ilazi, të parin e Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone, morëm pjesë në këtë ceremoni festive për shkollën fillore “Ali Asllani”.
Nuk është vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne, si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
Angazhimi ynë i sinqertë, çdo ditë, në çdo vend të Kosovës, po jetësohet dhe po jep frytet e saj.
Si ministër i Arsimit, në asnjë moment nuk do ndalem së angazhuari për të jetësuar të gjitha zotimet e bëra për një arsim më të mirë në Kosovë.