Realiteti ynë në Kosovë është duke e kërkuar një parti socialdemokrate. Një parti rreth së cilës bashkohen segmentet e organizuara të shoqërisë sonë të orientimit të majtë, që pajtohen me parimet politike, ekonomike e sociale të Nismës Socialdemokrate. Që pajtohen me parimet e socialdemokracisë moderrne europiane. Kjo do të thotë që të bashkohemi me njerëzit që dinë, duan e kanë çka të investojnë për ndryshime shoqërore për të krijuar një solidaritet të ri njerëzor. Me njerëz që i kërkon vendi e jo me ata që vrapojnë të grabisin atë që nuk u takon. Me njerëz që kanë vlera të njëmendëta e kurrsesi me ata që vlerë të vetme kanë sharjen, mashtrimin e gënjeshtrën.

Votuesi duhet t’ju thotë jo atyre njerëzve që ishin e janë në politikë, të cilët si dje ashtu edhe sot, çdo veprim politik që e bëjnë, e bëjnë vetëm e vetëm për votë e jo për ndryshim. Kosovës i duhet ndryshimi thelbësor i qeverisjes. Socialdemokracia është shpresa e mbetur!

Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet pa ekuivok nga politikat e shurdhëra që nuk kanë sy e veshë t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim t’u flasin njerëzve hapur e çiltër.

Gjithashtu, NISMA Socialdemokrate distancohet dhe duhet të distancohet në vazhdimësi nga çdo formë e komunikimit që prodhon konflikte të shpifura me këdo, qofshin ata edhe kundërshtarët tanë më të mëdhenj politikë. 

Gjuha arrogante e komunikimit denigrues nuk i përulë kundërshtarët të cilëve iu drejtohet sa i përulë dhe i përbuzë folësit e pakulturë e të paedukatë, kudo ku ajo gjuhë shfaqet.

Lufta politike nuk duhet bërë me sharje, por vetëm e vetëm me ide e program të qartë politik, ekonomik e social.

NISMA Socialdemokrate ofron këtë politikë!

KOSOVËS I DUHET NISMA SOCIALDEMOKRATE Realiteti ynë në Kosovë është duke e kërkuar një parti socialdemokrate. Një…

Posted by Jakup Krasniqi on Saturday, July 27, 2019