Mbetjet Jugosllave ju paskan vërsul z. Jakup Krasniqi, si në vitin 1981. E vërteta dhëmb por ekziston, sa do që disa…

Posted by Enver Hoti on Friday, July 12, 2019

Mbetjet Jugosllave ju paskan vërsul z. Jakup Krasniqi, si në vitin 1981. 
E vërteta dhëmb por ekziston, sa do që disa mbetje Jugosllave mundohen me i fsheh krimet e Serbo – Jugosllavisë, ato nuk fshehën dot. Serbia ka kryer krime e gjenocid për një shekull ndaj popullit Shqiptarë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Këto mbetje kriminale e kanë të pamundur me e pastruar vetën e tyre nga pisllëqet e bëra në dëm të kombit. 
Ata për më shumë sesa 30 vite sulmuan ADEM DEMAQIN, madje edhe pas vdekjes, ata për ditë e natë ndoqën e sulmuan secilin Atdhetar e Lëvizje Kombëtare për Çlirim, ata as tani nuk mund të pajtohen për tortën e humbur serbe. 
Këta butak sa herë dikush merr guximin me thënë një të vërtetë për rrugëtimin tonë për LIRI , Çlirim e Pavarësi, hienat serbe të mbledhura rreth “Borbes Sot (Botës Sot) edhe pas njëzet viteve në LIRI ngrihen si kor i korbave të zi për të sulmuar njerëzit që drejtuan Luftën Çlirimtare. 
Por kohët kanë ndryshuar o të mjerë, o ju të pa Atdhe, o ju të pa Komb, tani nuk i keni vojvodët e sigurimcat e UDB-ës, nuk i keni prangat e Serbisë, tanimë sistemi Serbo-Jugosllav është i vdekur, të vdekura janë edhe pritjet tuaja për t’i bërë gjamen Atdheut – KOMBIT e bijve të Tij.
Këto mbetje jugosllave i pastron vetëm ligji për Lustracion.
Se fundi, Kukuvajkat ketë zanat kanë.