Lexojeni intervistën e plotë në EXPRESS:

Një ditë pasi Kryeministri Haradinaj dha dorëheqje, të nesërmen, pra të shtunën, e bëtë publike se edhe ju jeni ftuar nga Haga. Kur e morët vesh që jeni ftuar nga Gjykata Speciale, sigurisht, ftesa s’ju ka ardhur në ditën kur e publikuat?

Krasniqi: Unë e kam pasur për obligim me e njoftuar opinionin dhe ketë e kam bërë në kohën e duhur. Ndonëse ftesën e kam marrë ditë më parë.

A mund të na tregoni në çfarë cilësie jeni ftuar dhe çfarë ju këshilluan avokatët. T’u përgjigjeni pyetjeve apo të mbroheni në heshtje? Meqë ra fjala a keni caktuar ju një.

Krasniqi: Jam ftuar si shumica e njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jam ftuar si i dyshuar. E kam shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje. Kështu i kam qëndruar besnik bindjeve të mija për ketë Gjykatë! Qëndrimet e mija për te gjenden në pjesën e tretë të librit : Arti i bisedimeve. Avokat nuk kam pranuar që të kam as të paguar e as zyrtar. Avokati më i miri për mua është puna ime përkushtuese dhe transparente.

Ka reagime të ndryshme rreth dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj. Që nga pakënaqësit se nuk i njoftoi partnerët e koalicionit, pastaj të afërm të Presidentit Thaci po e quajnë dezertor, ndërkohë që edhe Kryeministri Rama tha se dorëheqja ka qenë veprim taktik pa e ndërlidhë këtë me Hagën. A mendoni që kur një zyrtar i lartë merr ftesë nga Gjykata duhet të japë dorëheqje apo vërtetë Haradinaj ka kalkuluar politikisht?

Krasniqi: Komunikimi mes krerëve të koalicionit për çështje të rëndësishme është i domosdoshëm. Kur humbet komunikimi, atëherë vije çakordimi që si duhet askujt. Ftesa nuk do të duhej te ishte arsye për dorëheqje. Për mua ftesa nuk thotë gjë, nëse ngritët aktakuza atëherë të akuzuarit nuk mund të mbajnë pozita shtetërore.

Sa i përket kalkulimeve, në politikën tonë është vështirë me gjet politikan që nuk kalkulon politikisht dhe vetëm për vota. Këtu duhet kërkuar ketë pa perspektivën jo vetëm politike në Kosovë. Si në pozitë e po ashtu edhe në opozitë. Në ketë rrafsh partitë i ngjasojnë njëra tjetrës si veja -vesë.

A ishte e nevojshme pyetja që Kryeministri i dorëhequr ia dërgoi Gjykatës Kushtetuese apo gjithcka ka qenë e qartë që obligimi i tij është që të jetë qeveri kujdestaruese pa kompetenca substanciale?

Krasniqi: Ka interpretime të ndryshme rreth kësaj. Unë mendoj se gjerat janë të qarta dhe se nuk ka nevojë të pyetet Gjykata Kushtetuese për kompetencat e qeverisë pas dorëheqjes sepse çdo qeveri në dorëheqje ka mandat të kufizuar. Që do të thotë se mandati i saj i është vetëm mirëmbajtja deri sa kuvendi i ardhshëm të zgjedh një qeveri të re.

Aktualisht qeveria e Kosovës ka kryeministër në dorëheqje, partitë politike po duan zgjedhje…Nisma ka deklaruar se është e gatshme për zgjedhje të reja, a ka gjasa t’i hyni garës vetëm apo do të bëni koalicion parazgjedhor siç bëtë në 2017-ën?

Krasniqi: Çka deklarojnë partitë politike është çështje tjetër. Pse është dorëhequr Kryeministri, vendi nuk shkon domosdoshmërisht në zgjedhje. Ketë situatë e kemi pasur në legjislaturën e dytë dhe dihet si është vepruar. Për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme duhet krijuar momentumi i ri. Shpërndarja e Kuvendit është e domosdoshme nëse duam të shkojmë në zgjedhje.

A do të jetë NISMA pjesë e Qeverisë nëse e kaloni pragun dhe kush mendoni se mund të jetë në qeveri a mendoni se mund të ndodheni në të njëjtin koalicion me PDK, LDK dhe ndonjë parti tjetër?

Krasniqi: Nëse shikohet puna që e kemi bërë, parimet që i mbrojmë, komunikimin që e bëjmë, konsistencën politike, NISMA Socialdemokrate nuk e ka problem hyrjen në Kuvend me 10 plus deputet.

Nuk jemi duke menduar për koalicione. Jemi duke punuar që të shkojmë para me parimet tona politike, të cilat parime Kosovës i mungojnë.

AVOKATI IM, ËSHTË PUNA IME TRANSPARENTE Lexojeni intervistën e plotë në EXPRESS:Një ditë pasi Kryeministri Haradinaj…

Posted by Jakup Krasniqi on Thursday, August 1, 2019