Për mua që kam një gjysmë shekulli në angazhimin politik, rrënjë e trung kam atdheun e kombin. Partitë i konsideroj vetëm degë nga të cilat kur zbres nuk ju kthehem më.
Në demokraci partitë i shoh vetëm si instrumente të shtetit e të kombit për progres shoqëror e zhvillim ekonomik. Si instrumenta në shërbim të publikut.
Mbase dikush edhe mund të mendoj si dhelpra të cilës i ishte djegur bishti e thoshte: “ u dogj dynjaja”. Në fakt ishte djegur vetëm bishti i saj!
Ndoshta ata që nuk kanë rrënjë e as trung, llogarisin në vetën e tyre! Atyre edhe ju besoj se
të gjithë të tjerët i shohin vetëm si vetën e tyre!
Në rrugëtimin tim politik, jam mbështetur vetëm në krahët e bindjet e mia politike.