Në kuadër të projektit të MPMS-së
që përfshin ndërtimin e 273 shtëpive, në më shumë se 20 komuna brenda Republikës së Kosovës, vumë sot gurëthemelin për ndërtimin e shtëpive edhe për komunitetin pakicë në regjionin e Pejës, ku do të përfitojnë 30 familje.
Është ky projekt që gëzon familjet e këtij komuniteti në Kosovë, që tu japim përgjigjje brengave dhe halleve të tyre, që të kenë familjet e sigurta me kulm mbi kokë.
Pak ditë më parë vumë gurëthemelet e ndërtimit të shtëpive në Lipjan dhe do vazhdojmë edhe në komunat tjera dhe ky është sinjali më i mirë që Republika e Kosovës, përkatësisht Qeveria do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve në nevojë.