Ky projekt i ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nisur sot në qytetin e Lipjanit dhe do t’i prekë 20 komuna të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Limaj, pasi ka uruar për fillimin e këtij projekti, ka thënë se sot po fillon një projekt i madh anekënd Kosovës për fillimin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet joshumicë.
Ai ka thënë ndjehet i nderuar që sot po nis të realizohet një projekt, nga i cili do të përfitojnë 273 familje në nevoje.
E ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se nisja e këtij projekti tregon përkushtimin e institucioneve të vendit që secilit qytetarë të Kosovës duhet qëndruar pranë kur ai ka nevoje. Ka thënë se nga sot 273 familje të cilat e kishin shqetësim kryesor kulmin mbi kokë nga sot nuk do ta kenë më.
Për këtë projekt, deputeti Etem Arifi, u shpreh falënderues duke veçuar Zv-kryeministrin Limaj, ministrin Reçica dhe GP të Nismës. Ky projekt, sipas tij, ka qenë mesë i nevojshëm.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 1 person, standing, beard and outdoor