Nisma Socialdemokrate ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat drejtuese të degëve tona.
Sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi, së bashku me anëtarët e kryesisë; ministrat Endrit Shala dhe Skender Reçica , kanë vizituar degën tonë në Ferizaj dhe Shtime ku janë pritur nga drejtuesit e këtyre degëve.
Në këto takime, u diskutua lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë.
Entuziazmi dhe mobilizimi i këtyre degëve dhe degëve tjera është tregues i qartë se objektivat e Nismës për këto zgjedhje janë të pakontestuara.
Nisma është e gatshme për këtë proces zgjedhor dhe me objektiva të qarta.
#nejemigati #nismasocialdemokrate


