Me këtë rast, kryetari Limaj ka vlerësuar lart jetën dhe veprën e luftëtarit të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ymer Alushani. “Heroi i Kombit, Ymer Alushani ishte i pari atë ditë që vendosi trupin e tij me dhjetëra bashkëluftëtarë dhe u bë digë për ta bllokuar Grykën e Llapushnikut, duke e mbajtur të bllokuar për muaj të tërë dhe se mbyllja e Grykës ia ka prishur planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës”, tha me këtë rast kryetari Limaj. 
Më tutje, kryetari Limaj tha se rënia heroike e tij dhe disa bashkëluftëtarëve të tij ishte goditje dhe humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore. 
“Ta nderojmë e respektojnë lirinë që sot e kemi! Lavdi jetës dhe veprës të Ymer Alushanit! Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!”, ka thënë ndër tjerash kryetari Limaj.

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor
Image may contain: 1 person, sky, shoes and outdoor
Image may contain: 7 people, people standing and outdoor