Statuti

_____________________________ NISMA Socialdemokrate ________________________________

                                  S T A T U T I

Neni 1

Emri

  1. NISMA Socialdemokrate është parti politike me orientim ideor Socialdemokrat. NISMA është bashkim vullnetar i qytetarëve të Kosovës mbi bazën e ideve, të bindjeve, të pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, të cilët kanë qëllim të ndikojnë në jetën e vendit dhe të publikut nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit.

2.   Emri i plotë i partisë është NISMA Socialdemokrate, akronimi NISMA (e cila përdoret si simbol, flamur, e njëjta përdoret në vulën dhe në të gjithë dokumentet zyrtare për identifikim).

Neni 2

Selia e NISMA-së

1. Selia qendrore e NISMA-së është në Prishtinë.

Neni 3

Simboli

  1. NISMA Socialdemokrate e ka simbolin e saj “NISMA” e cila është e shkruar në fushën e portokalltë, brenda një katërkëndëshi me sfond të bardhë, me shkronja të portokallta dhe simboli i saj “NISMA” i shkruar në fushën e bardhë, brenda një katërkëndëshi me sfond të portokalltë me shkronja të bardha. Ndërsa nën NISMA shënohet,  “Socialdemokrate” me vizë nën të. 

Neni 4

Vula

1. NISMA ka vulën e rrumbullakët me  emrin – NISMA-së në qendër.

  Neni 5

    Dokumentet Bazë

  1. Dokumentet bazë mbi të cilat bazohet organizimi dhe funksionimi NISMA-së Socialdemokrate janë Programi dhe Statuti.

2.   Programi dhe Statuti janë dokumente të hapura për ndryshime dhe përmirësime, sa herë që këtë e kërkojnë zhvillimet politike, ekonomike e shoqërore.

Neni 6

Parimet Kryesore

  1. NISMA Socialdemokrate është krijuar, organizuar dhe funksionon mbi bazën e disa parimeve kryesore të cilat janë:
  1. Vullnetarizmi për t’u anëtarësuar në NISMA, për të pranuar programin dhe statutin e saj si dhe të gjitha detyrimet që burojnë prej tyre.
    1. Garantimi dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes të çdo anëtari të NISMA-së, për çdo problem që ka të bëjë me organizimin, funksionimin dhe gjithë veprimtarinë politike dhe organizative të NISMA-së, për rolin dhe performancën e përfaqësuesve dhe te të zgjedhurve të saj, për dokumentet themelore dhe çështje të tjera me interes kombëtar.
    1. Demokracia e brendshme e partisë, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në të gjitha forumet e NISMA-së.
    1. Si bazë për avancimin kadrovik të çdo anëtari të NISMA-së do të jetë angazhimi dhe kontributi i tij meritor. 
    1. Kolegjialiteti dhe transparenca në vendimmarrjen dhe në drejtimin e çdo forumi të NISMA-së.
    1. Solidariteti në mes anëtarëve të NISMA-së do të jetë një parim tjetër bazë në jetën politike.
    1. NISMA në aspektin ideor është parti e qendrës së majtë, Socialdemokrate.
    1. NISMA anëtarësohet edhe në asociacione dhe në organizma të tjera politike      ndërkombëtare, që kanë synime dhe orientime të ngjashme politike dhe  programore.
    1. Zgjedhja e kryetarit me votim të fshehtë dhe me kandidatura alternative mbi bazë të parimit: ’’një anëtar – një votë’’.

Neni 7

Anëtarësimi

  1. Anëtar i NISMA-së mund të jetë çdo shtetas i Kosovës, pa dallim race, kombësie, feje, gjinie, gjendje ekonomike dhe përkatësie shoqërore, i cili:
  1. ka mbushur moshën 18 vjeç dhe ka të drejtë vote në Kosovë;

b.   nuk është anëtar i ndonjë partie tjetër politike;

c.   pranon me vullnet të lirë statutin dhe programin e NISMA-së dhe kontribuon në zbatimin dhe realizimin e tyre;

2.   Anëtar i NISMA Socialdemokrate mund të jetë çdo qytetar i Kosovës që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe i cili punon në bazë të këtij Statuti dhe e pranon Programin e NISMA-së;

3.   Vendimin për pranimin në NISMA të kërkuesit e merr kryesia e degës përkatësisht nëndegës përkatëse të NISMA-së.

4.   Shtetasi i Kosovës që jeton jashtë territorit të Republikës së Kosovës, që ka dëshirën dhe plotëson kushtet për t’u anëtarësuar në NISMA, duhet të paraqesë kërkesën për anëtarësim pranë Kryesisë së NISMA-së në vendin ku jeton.
Në rastet kur NISMA nuk ka struktura në shtetin ku jeton, shtetasi i Kosovës që dëshiron të anëtarësohet në NISMA, i drejtohet me një kërkesë Kryesisë së NISMA-së së degës më të afërt.

5.   Anëtarëve të NISMA-së, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Kosovës, u garantohet përfaqësimi në Kuvendin zgjedhor të NISMA-së. Mënyra e përfaqësimit në Kuvendin zgjedhor dhe e zhvillimit të jetës politike përcaktohet me vendim të Këshillit Kombëtar si organ më i lartë i NISMA-së.

6.   Anëtari i NISMA-së, i cili për arsye personale është i detyruar të largohet nga territori i degës paraprake  apo nga territori i Republikës së Kosovës, mund të ruajë anëtarësinë duke njoftuar me shkrim degën përkatëse për adresën e tij të re, si dhe të shprehë angazhimin për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky statut.

7.   Anëtari i NISMA-së ka për detyrë:

  1. të bëjë jetë politike aktive në NISMA Socialdemokrate;

b)  të paguajë rregullisht anëtarësisë (me përjashtim rastet sociale);

c)   të marrë pjesë në zgjedhjet në NISMA duke votuar për kandidatin që dëshiron, si dhe në zgjedhjet komunale dhe të përgjithshme duke votuar për kandidatët e NISMA-së apo për kandidatët që ajo mbështet;

d)  të mos kandidojë si i pavarur apo nën siglën e një force tjetër politike, në zgjedhjet komunale, në zgjedhjet e përgjithshme apo për pozicione publike, ku një nga kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave është ai i përfaqësimit politik;

  • të respektojë disiplinën e partisë dhe të kontribuojë në forcimin e saj;

h)  të pranojë vendimet e shumicës e të respektojë mendimin ndryshe;

i)   të punojë për rritjen e ndikimit të NISMA-së në komunitetin përkatës;

j)   të përpiqet të shtojë radhët e NISMA-së;

k)  të mos përfshihet në veprimtari apo sjellje të cilat janë komprometuese për moralin shoqëror dhe cenojnë imazhin e NISMA-së;

  • Anëtari i NISMA-së ka të drejtë:
  1. të zgjedhë dhe të zgjidhet në forumet drejtuese të NISMA-së.

b)  të marrë pjesë dhe të japë kontributin e tij në hartimin dhe zbatimin e qëndrimeve dhe politikave të NISMA-së, programit dhe statutit të saj;

c)   të informohet për aktivitetin e strukturave të NISMA-së dhe të shprehë qëndrimin e tij për to;

d)  të propozojë dhe të propozohet si kandidat i NISMA-së për zgjedhjet komunale dhe po ashtu për zgjedhjet qendrore, si dhe në të gjithë organizmat ku kërkohet përfaqësimi NISMA-së;

e)  të jetë i barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të NISMA-së, pavarësisht nga funksionet që mbulon në NISMA apo gjetkë, e pavarësisht nga gjendja ekonomike, përkatësia shoqërore apo niveli arsimor;

f)   të largohet nga NISMA kur të dëshirojë duke bërë një njoftim me shkrim pranë degës apo nëndegës ku bën pjesë, pa qenë i detyruar të japë shpjegime.

Neni 8

Masat Disiplinore

  1. Çdo anëtar që vepron në kundërshtim me Statutin, Programin dhe vendimet e forumeve të NISMA-së u nënshtrohet marrjes së masave disiplinore.
  2. Rregulla të hollësishme për dhënien e masave disiplinore përcaktohen nga Këshilli Kombëtar.
  3. Procedurën për dhënien e masës disiplinore anëtarit të NISMA-së e fillon organi i cili ka konstatuar shkeljen.
  4. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore në rastin e anëtarit të NISMA-së pranë degës ku e zhvillon ai anëtar aktivitetin, i drejtohet Këshillit të Degës.
  5. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore për funksionarët e NISMA-së, të zgjedhur apo të emëruar nga organet drejtuese të NISMA-së, i drejtohet Këshillit Kombëtar.
  6. Kërkesa duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm mbi shkeljen e konstatuar si dhe masën disiplinore të propozuar.
  7. Marrja e vendimeve dhe ankimimi i tyre bëhet në përputhje me parashikimet e këtij Statuti dhe të vendimeve të Këshillit Kombëtar.

Neni 9

Organizimi i NISMA-së Socialdemokrate

  1. NISMA është parti politike me organizim vertikal nga baza, komuna deri te niveli qendror, e cila në themel të organizimit të saj ka demokracinë e brendshme, lirinë e shprehjes dhe besimit, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

2.   Në përputhje me këtë statut NISMA Socialdemokrate e ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin e vendit dhe jashtë vendit, ku ka struktura të ngritura dhe që veprojnë në respekt të plotë të ligjeve të shtetit ku kryen veprimtarinë e vet.

3.   NISMA është organizuar në tri nivele: në nivelin e Nëndegës (fshat, lagje qyteti), në nivel të Degës (Komuna) dhe në nivelin Qendror.

4.   Në nivel Komunal NISMA ka këtë organizim:

  1. Nëndega (Këshilli, Kryesia dhe Kryetari i nëndegës).

b)  Dega (Kuvendi, Këshilli i Degës, Kryesia dhe Kryetari).

5.   Në nivel Qendror NISMA ka këtë organizim:

  1. Kuvendi,

b)  Këshilli Kombëtar,                                                                                 

c)  Kryetari i Këshillit Kombëtar,

d)  Kryesia e zgjeruar,

e)  Kryesia                                                              

f)   Kryetari i NISMA-së Socialdemokrate,

6.   Në kuadër të NISMA Socialdemokrate në tri nivelet e saja të organizimit funksionon edhe organizata e NISMA Socialdemokrate e Gruas dhe NISMA Socialdemokrate e Rinisë,

  1. Organizimi i brendshëm i tyre rregullohet me rregullore të veçanta të tyre.

Neni 10

                                    Organizimi i NISMA-së në Nivel Komunal – Nëndega

  1. Njësia bazë e organizimit të NISMA-së është Nëndega.

2.   Nëndega formohet nga të paktën 5 anëtarë të NISMA-së.

3.   Kryesia e nëndegës i zhvillon mbledhjet e saja të rregullta (së paku njëherë në muaj) dhe sipas nevojës dhe kërkesave të kryesisë së degës. Mbledhja thirret nga Kryetari i Nëndegës ose nga 1/3 e anëtarëve të kryesisë.

4.   Gjatë periudhës së fushatave për zgjedhjet në parti, zgjedhjeve lokale apo zgjedhjet e përgjithshme, kryesia e nëndegës shndërrohet:  nën-shtab zgjedhor.

5.   Nëndega gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj politik:

  1. shpalos politikën dhe qëndrimet e NISMA-së, në përputhje me Programin, Statutin dhe vendimet e forumeve drejtuese të NISMA-së;

b)  zgjedhë kandidatët e saj për në Këshillin e Degës;

c)  punon për shtimin e radhëve të NISMA-së;

d)  përpiqet të zgjerojë ndikimin e NISMA-së në shtresat e ndryshme të popullsisë në njësinë territoriale për të cilën ajo përgjigjet dhe respekton mendimin e çdo shtetasi, anëtar apo jo i NISMA-së.

e)  mban lidhje me organizatat politike, të shoqërisë civile, të çdo grupimi tjetër shoqëror apo individë (që veprojnë në territorin e nëndegës), në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të NISMA-së;

f)   organizon dhe administron fushatat zgjedhore për zgjedhjet në parti, zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme (në territorin e nëndegës), në përputhje me kompetencat që i jepen nga Statuti dhe vendimet e forumeve të NISMA-së;

Neni 11

Kryetari i Nëndegës

  1. Për mbarëvajtjen e punëve të përditshme, zgjidhet Kryetari i Nëndegës. Kryetari i Nëndegës zgjidhet për një periudhë katër vjeçare nga anëtarët e kryesisë pranë asaj Nëndege dhe me kandidaturë eventuale alternative.

2.   Kryetari i Nëndegës ka për detyrë të:

  1. organizon veprimtarinë e NISMA-së në territorin administrativ të Nëndegës;

b)  thërret mbledhjet e Nëndegës;

c)  njofton me shkrim dhe me gojë Kryetarin dhe kryesinë e Degës për çdo mbledhje apo aktivitet të nëndegës;

d)  nënshkruan të gjitha vendimet e marra nga nëndega;

e)  harton e administron listën e anëtarëve të NISMA-së pranë nëndegës;

f)   harton listën e përkrahësve të NISMA-së pranë nëndegës;

  • drejton fushatat zgjedhore të NISMA-së në nivel nëndege, në rastet e Zgjedhjeve të Përgjithshme, Lokale apo në strukturat e NISMA-së;

h)  mbledh dhe dorëzon në Kryesinë e degës së NISMA-së (pagesat e anëtarësisë së nëndegës ).

Neni 12

                                                             Kuvendi i Degës

  1. Kuvendi i degës përbëhet nga delegatët e zgjedhur nga nëndegët.
  2. Kuvendi i degës mblidhet një herë në 4 vite.
  3. Kuvendi i degës mund të thirret:

       a) me vendim të Këshillit të degës së NISMA-së.
       b) me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të saj në degë.
       c) me kërkesë të Kryesisë qendrore të NISMA-së.

4.   Kuvendi i Degës zgjedh: Këshillin e degës dhe delegatet për Kuvendin qendror të NISMA-së.

Neni 13

Këshilli i Degës

  1. Këshilli i Degës është organi më i lartë i NISMA-së në nivel të Degës.

2.   Këshilli i Degës përbëhet nga anëtarët e zgjedhur në kuvend.

3.   Kriteret për zgjedhjen në këshillin e degës janë: kriteri i përfaqësimit, gjendja organizative në nëndegë, numri i banorëve në nëndegë, numri i votave të fituara nga zgjedhjet e fundit në atë nëndegë.

4.   Sipas kriterit të përfaqësimit anëtarë të Këshillit të Degës janë të gjithë kryetarët e nëndegëve, deputetët e parlamentit nga komuna përkatëse, të zgjedhurit në asamble komunale, të emëruarit në organet e qeverisjes komunale, kryetarja e gruas në degë dhe kryetari i rinisë në degë.

5.   Pjesa e mbetur e anëtarëve (deri në plotësim të numrit) propozohen nga Kuvendi i Degës, të cilët pastaj votohen dhe zgjidhen nga Kuvendi i Degës.

6.   Këshilli i degës ka për detyrë:

  1. Zgjedh kryetarin e degës,
  2. Zgjedh kryesinë e degës,
  3. miraton kandidatët e NISMA-së për këshilltarë në asambletë komunale dhe kandidatët për organet e qeverisjes komunale;
  4. miraton planin vjetor të veprimit politik dhe elektoral të propozuar nga Këshilli Kombëtar i NISMA-së;
  5. koordinon veprimtarinë e NISMA-së në të gjitha fushat: politike, ekonomike e shoqërore;
  6. në mbledhjen e parë pas konstituimit, këshilli i degës zgjedhë kryesinë;
  7. Këshilli i degës mbanë mbledhjet e rregullta (së paku njëherë në 3 muaj), mbledhja e këshillit thirret me vendim të Kryesisë së NISMA-së në Degë,
  8. Mbledhja e këshillit po ashtu mund të thirret dhe me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të këshillit ose sipas nevojës dhe me kërkesë të Kryesisë së NISMA-së.

Neni 14

Kryesia e Degës

  1. Kryesia e degës përbëhet nga (së paku 11anëtarë me mundësi zgjerimi sipas specifikave të komunave) që zgjidhen nga Këshilli i Degës.
  2. Kryetari i degës bënë propozimin për anëtar të kryesisë, po ashtu  të njëjtin numër propozon edhe Këshilli i degës, pastaj me votim zgjidhen anëtarët.
  3. Kryesia e degës së NISMA-së, mban mbledhje të rregullta javore.
         a) Në rast nevoje (përveç nga kryetari)ajo mund të thirret edhe nga 1/3 e anëtarëve  

           të Kryesisë së degës së NISMA-së .

  • Mbledhjen e kryesisë e drejton Kryetari i degës, në mungesë të tij sekretari i degës, në mungesë të sekretarit anëtari më i moshuar i kryesisë.

5.   Kryesia e Degës së NISMA-së ka për detyrë të:

  1. organizon, koordinon dhe drejton veprimtarinë e përgjithshme të NISMA-së në degën përkatëse;

b)  organizon, koordinon dhe drejton fushatat elektorale për zgjedhjet në NISMA, për zgjedhjet në nivel komunal dhe zgjedhjet e përgjithshme, në përputhje me kompetencat që i jepen nga statuti dhe vendimet e forumeve të NISMA-së;

c)  përfaqëson NISMA-në, në marrëdhënie me organizatat partnere, partitë e tjera, organizatat politike, të shoqërisë civile, të çdo grupimi tjetër shoqëror, në përputhje me parimet dhe normat e Statutit dhe të Programit të NISMA-së, në territorin e Komunës përkatëse;

d)  miraton ndarjen e mjeteve materiale e financiare në Komunën përkatëse;

e)  thërret mbledhjen e Këshillit të NISMA-së në Komunë;

f)   krijon dhe administron regjistrin e anëtarësisë dhe të strukturave të NISMA-së në nivel Komune;

g)  kontrollon mbledhjen e anëtarësisë dhe përdorimin e fondeve nga strukturat e NISMA-së në komunën përkatëse;

h)  raporton në mënyrë të rregullt në Kryesinë qendrore të NISMA-së për aktivitetin e NISMA-së në territorin administrativ të komunës përkatëse.

Neni 15

Kryetari i Degës së NISMA-së

  1. Kryetari i degës zgjidhet nga Këshilli i Degës, për një periudhë katër vjeçare. 
  2. Rregullat për kandidim për kryetar të degës përcaktohen nga Këshilli Kombëtar i NISMA-së.

3.   Kryetari i NISMA-së në degë:

  1. drejton veprimtarinë e NISMA-së në territorin e komunës përkatëse;

b)  thërret dhe drejton mbledhjet e Kryesisë së Degës;

c)  nënshkruan të gjithë vendimet e marra nga Kryesia e Degës;

d)  drejton fushatat zgjedhore të NISMA-së në nivel komune, në rastet e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre komunale.

Neni16

Kuvendi i NISMA-së Socialdemokrate

  1. Kuvendi është forumi më i lartë vendimmarrës i NISMA-së i cili përbëhet nga delegatët. Kuvendi i NISMA-së mund të jetë Kuvend Pune dhe Kuvend Zgjedhor.

2.   Kuvendi zgjedhor mblidhet një herë në katër vite.

3.   Kuvendi zgjedhor mblidhet me vendim të Këshillit Kombëtar ose me kërkesë të 1/3 të anëtarëve të Kuvendit. Kuvendi punës mblidhet me vendim të kryesisë.

4.   Konstituimi dhe drejtimi i kuvendit bëhet sipas rregullores së punës së Kuvendit.

5.   Kuvendi Kombëtar i zhvillon punimet në bazë të rregullores së saj e cila hartohet nga Këshilli Kombëtar dhe miratohet nga Kuvendi i NISMA-së.

6.   Kuvendi ka për detyrë të:

  1. miraton Programin dhe Statutin.
  2. zgjedh anëtarët e Këshillit Kombëtar për një periudhë katër vjeçare.
  3. miraton dokumente të tjera, siç janë rezolutat, deklaratat etj.
  4. shqyrton dhe miraton raportin për punën e partisë ndërmjet dy kongreseve.
  5. shqyrton dhe sjell akte dhe dokumente të tjera dhe kryen punë tjera, të nevojshme  për partinë.

7. Numri i delegatëve të Kuvendit zgjedhor caktohet me rregullore të veçantë.

8.  Kuvendi zgjedhor përbëhet nga:

a) Delegatët e zgjedhur nga degët,
 b) Anëtarët e Kryesisë së NISMA-së,
 c)  Anëtarët e Këshillit Kombëtar të NISMA-së,
 d)  Ministrat dhe Zëvendës Ministrat nga radhët e NISMA-së,
 e)  Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e NISMA-së,
 f)   Kryesia e Rinisë dhe e Gruas në nivel qendror,


                                                                               Neni 17
                                           Kuvendi i jashtëzakonshëm i NISMA Socialdemokrate

  1. Kuvendi i jashtëzakonshëm mund të thirret sipas nevojës nga Këshilli Kombëtar me kërkesën e 2/3 të anëtarëve të vet;
  2. Me kërkesën e Kryesisë së NISMA- së;

Neni 17

Këshilli Kombëtar i NISMA-së

  1. Drejtimi politik dhe organizativ i NISMA-së në nivel kombëtar midis dy kuvendeve realizohet nëpërmjet Këshillit Kombëtar.
  • Këshilli Kombëtar i ka 101 anëtarë.
  • Kryetari i Këshillit Kombëtar zgjidhet nga anëtarët e Këshillit Komb՞tar me propozim të Kryetarit të NISMA-s për një periudhë katër vjeçare.
  • Zgjedhja e këshillit kombëtar bëhet në bazë të dy kritereve, kriterit të përfaqësimit dhe kriterit kadrovik, profesional dhe interesit të fuqizimit dhe të shtrirjes së NISMA-së që i propozohet kuvendit nga Kryetari i NISMA-së. 
  • Anëtarë të Këshillit Kombëtar sipas kriterit të përfaqësimit janë: Kryetari i NISMA, Kryetarët e Degëve, Kryetarja e gruas, Kryetari i rinisë, Deputetët e NISMA-së në Kuvendin e Kosovës, Ministrat dhe Zëvendës Ministrat, dhe Kryetarët dhe nënkryetarët e Komunave nga radhët e NISMA-së. Plotësimi i pjesës së mbetur të anëtarëve bëhet sipas kriterit të dytë dhe anëtarët propozohen nga Kryetari i NISMA, e të cilët miratohen nga Kuvendi.
  • Në rast se mandati i anëtarit të Këshillit Kombëtar ndërpritet përpara kohe zëvendësimi i vendit vakant bëhet në bazë të kritereve të lartpërmendura.
  • Këshilli Kombëtar ka për detyrë të:
  1. miraton kriteret që duhet të plotësojë një anëtar për t’u zgjedhur në forumet e NISMA-së;
  2. miraton kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave për të përfaqësuar NISMA-në në Organet e Qeverisjes Komunale dhe Qendrore;
  • miraton procedurat e zhvillimit të zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe forumet e NISMA-së;
  • miraton listën e anëtarësisë së NISMA-së;
  • miraton rregulla mbi procedurat e ankimimit të vendimeve të forumeve të NISMA-së, llojet e vendimeve, mënyrën e marrjes së vendimeve, kuorumet e nevojshme për vendimmarrje në Këshillin Ankimor;
  • rikonfirmon ose jo mandatin e drejtuesve të NISMA-së që janë emëruar;
  • miraton rregulla mbi kushtet, mënyrat e kandidimit, të zhvillimit të zgjedhjeve dhe të përfaqësimit në strukturat e NISMA-së;
  • miraton kandidaturat për deputetë në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme;
  1. organizon dhe drejton gjithë veprimtarinë politike, organizative dhe elektorale të NISMA-së;
  • në rast fitoreje të zgjedhjeve miraton programin e qeverisë;
  • zgjedh Anëtarët e Kryesisë së NISMA-së për një periudhë katër vjeçare;
  • miraton kandidaturat e NISMA-së për në organet e qeverisjes apo në organizmat e tjera ku kërkohet përfaqësimi i NISMA-së;
  • me kërkesë të Kryesisë së NISMA-së, diskuton dhe miraton programe reformash në fusha të caktuara;
  • vendos për thirrjen e Kuvendit Zgjedhor;
  • miraton rregullore dhe udhëzime mbi mënyrën dhe praktikën e organizmit, funksionimit dhe dokumentimit të aktivitetit të NISMA-së;
  • krijon komisione të përhershme apo të përkohshme;
  • miraton rregullat e përdorimit të vulës të NISMA-së;
  • zgjedh anëtarët e këshillit ankimor dhe miraton rregulloren e funksionimit te tij;
  • miraton rregulla mbi aktivitetin financiar dhe ekonomik të NISMA-së;
  • miraton rregulla mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të strukturave të NISMA-së në të gjitha nivelet;
  • në rast mosfunksionimi, thyerjesh të rënda disiplinore, apo rezultatesh të dobëta në zgjedhjet e përgjithshme ose vendore, vendos riorganizimin pjesor ose të plotë të strukturës lokale të NISMA-së;
  • Këshilli Kombëtar ka të drejtë të kooptojë anëtarë në periudhën ndërmjet dy Kuvendeve.
  1. Këshilli Kombëtar e zhvillon veprimtarinë e tij në bazë të rregullores, që hartohet nga Kryesia dhe miratohet nga Këshilli Kombëtar.
  2. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar thirren nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, me vendim të Kryesisë ose me kërkesë të 1/3 e Anëtarëve të Këshillit Kombëtar të NISMËS.
  1. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar drejtohen nga Kryetari i tij, i cili zgjidhet nga radhët e Anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
  2. Të gjitha kompetencat e Këshillit Kombëtar të përcaktuara në nenin 17 të këtj statuti drejtohen dhe  mbikëqyren nga Kryetari i Këshillit Kombëtar.

Neni 18
Kryesia e zgjeruar

  1. Kryesia e zgjeruar (e organizuar vetëm në qendër), është organ gjithëpërfshirës e cila udhëhiqet nga Kryetari i NISMA-së dhe është përbërë nga kryesia, nga kryetarët e degëve të NISMA-së, nga kryetari i rinisë dhe kryetarja e gruas;
  2. Përfaqëson dhe mbron interesin e degëve dhe strukturave të NISMA-së;
  3. Nxjerr rekomandime në fushën e përgjegjësisë së saj me shumicë të thjeshtë votash të përfaqësuesve të pranishëm;
  4. Kryesinë e zgjeruar e thërret dhe e udhëheqë Kryetari i NISMA-së
  5. Mblidhet së paku njëherë në muaj.

         Neni 19

Kryesia e NISMA-së

  1. Kryesia është organ ekzekutiv i zbatimit të politikave dhe vendimeve të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar.
  2. Anëtarë i kryesisë për nga funksioni është edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar.
  3. Kryetari i NISMA Socialdemokrate i propozon Këshillit Kombëtarë për të votuar ekipin e kryesisë që do të drejtojnë sekretari të fushave të caktuara.
  4. Kryesia është përgjegjëse për zbatimin e Programit dhe të Statutit të NISMA-së;
  5. Është përgjegjëse për organizimin e fushatës zgjedhore, organizimin dhe zgjerimin e anëtarësisë dhe grumbullimin e fondeve në dobi të partisë;
  6. Ndarjen e përgjegjësive të anëtarëve të Kryesisë e bënë Kryetari, i cili edhe e udhëheqë punën e këtij organi ekzekutiv;
  7. Kryesia e NISMA-së përbëhet nga një numër tek anëtarësh, duke përfshirë Kryetarin dhe  Kryetarin e Këshillit Kombëtar.
  8. Anëtarët e Kryesisë i propozohen Këshillit Kombëtar për miratim, nga Kryetari i NISMA-së për një periudhë katër vjeçare.
  9. Kryesia e NISMA-së ka për detyrë të:
    1. përfaqëson NISMA-në, në marrëdhënie me organizatat partnere, partitë tjera, organizatat politike, shoqërinë civile, grupimet tjera shoqërore, në përputhje me parimet dhe normat e Statutit dhe të Programit të NISMA-së;

b)  propozon buxhetin vjetor të NISMA-së , të cilin e miraton Këshilli Kombëtar;

c)  kontrollon dhe përgjigjet për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të NISMA-së;

d)  nxjerr rregullore e udhëzime në përputhje me kompetencat që i jepen me këtë statut apo me vendim të Këshillit Kombëtar;

e)  i propozon Këshillit Kombëtar listën për deputet, kryetar komunash,ministra etj.

f )  Zgjedh Shefin e Shtabit Qendror Zgjedhor.

10) Funksionimi dhe organizimi i punës së kryesisë bëhet me rregullore të veçantë të saj.

Neni 19

Kryetari i NISMA-së

  1. Kryetari është drejtuesi politik i NISMA-së.

2.   Kryetari i NSIMA për Kosovë  zgjidhet nga anëtarësia e NISMA-së, sipas parimit:
“një anëtarë-një votë”, për një periudhë katër vjeçare.

3.   Rregullat e kandidimit për Kryetar të NISMA-së përcaktohen nga Këshilli Kombëtar,

4.   Kandidatëve për Kryetar të NISMA-së u krijohen kushte të barabarta infrastrukturore, financiare dhe hapësira në shtypin apo në publikimet e NISMA.

5.   Procedura e zgjedhjeve për Kryetar, mënyra e paraqitjes së programeve nga kandidatët, mënyra e zhvillimit të fushatës elektorale për zgjedhjen e kryetarit të NISMA-së, miratohet me vendim të Kuvendit të NISMA-së.

6.   Kryetari i NISMA-së ka për detyrë të:

  1. Drejton dhe koordinon veprimtarinë politike dhe organizative të partisë dhe përfaqëson partinë brenda dhe jashtë vendit.
  2. Propozon Kuvendit anëtarët për Këshill Kombëtar.
  3. Propozon përbërjen e Kryesisë së NISMA-së, të cilën e aprovon Këshilli Kombëtar.
  • Koordinon dhe udhëheq punën e Kryesisë.
  • Kryetari i thërret dhe udhëheqë mbledhjet dhe propozon rendin e ditës. Thirrja e mbledhjes së rregullt bëhet përmes sekretarisë.
  • Hap mbledhjen dhe udhëheqë me punën e saj sipas rendit të ditës dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj.
  • Nënshkruan të gjitha aktet që dalin nga mbledhjet e kryesisë.
  • Propozon përbërjen e delegacioneve të NISMA-s për takime të ndryshme.
  • Propozon krijimin e komisioneve apo grupeve punuese për çështje të ndryshme.
  • Nënshkruan aktet e miratuara nga Kryesia e NISMA-s.
  • Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit, të Këshillit Kombëtar dhe të Kryesisë së NISMA-s.
  • Kryen punë të tjera  të parapara me dokumentet bazë të NISMA-së.
  • Emëron personelin administrativ të NISMA-së.
  • Në rast të dorëheqjes, pamundësisë fizike apo vdekjes, Kryetarin e zëvendëson deri në Kuvendin e radhës Kryetari i Këshillit Kombëtar.

Neni 21

Marrja e Vendimeve

  1. Në forumet e NISMA-së vendimet merren vetëm pas debatit e ballafaqimit të lirë të mendimeve.
  2. Vendimet në forumet e NISMA-së merren me konsensus dhe në mungesë të konsensusit me votim.
  3. Vendimet që kanë të bëjnë me individët, me normat e Statutit dhe të Programit, apo kur kërkohet nga 1/3 e Anëtarëve të forumit të NISMA-së që merr vendimin, merren gjithnjë me votim të fshehtë.
  4. Vendimi i miratuar nga shumica e pjesëmarrësve në votim është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë ata të cilëve ky vendim u drejtohet.
  5. Vendimet e forumeve publikohen në organet e informimit të NISMA-së apo në buletinet e saj periodike informative.

      Neni 22

Këshilli  për Ankesa

  1. Vendimet që merren nga forumet e NISMA-së mund të ankimohen në Këshillin për ankesa.
  2. Këshilli për Ankesa  përbëhet nga pesë anëtarë: Kryesuesi, Zëvendësi dhe tre anëtarë.
  3. Anëtarët e Këshillit për Ankesa zgjidhen nga Këshilli Kombëtar nëpërmjet një procedure konkurrimi me kandidatura alternative dhe me votim të fshehtë, për një periudhë katër vjeçare. Mandati i Anëtarëve të Këshillit për Ankesa mbaron vetëm me konstituimin e Këshillit për Ankesa pasardhës.
  4. Anëtarët e Këshillit për Ankesa nuk mund të zgjidhen në asnjë forum drejtues të NISMA-së.
  5. Të drejtën e ankesës ndaj vendimeve të marra nga forumet e NISMA-së e kanë të gjithë Anëtarët apo forumet e saj. Në Këshillin për Ankesa nuk mund të ankimohen vetëm vendimet e Kuvendit.
  • Vendimet e Këshillit për Ankesa janë të detyrueshme për zbatim.
  • Rregulla të hollësishme të ankimimit të vendimeve të forumeve të NISMA-së, llojet e vendimeve, mënyrën e marrjes së vendimeve, kuorumet e nevojshme për vendimmarrje në Këshillin për Ankesa, sanksionohen në rregulloren e Këshillit për Ankesa të cilën e miraton Këshilli Kombëtar.

Neni 23

Rikonfirmimi i Mandateve

  1. Të gjithë funksionarët e NISMA-së, të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga anëtarësia apo të zgjedhur nga Forumet, mund t’i nënshtrohen procedurës së rikonfirmimit të mandatit.
  • Procedura e rikonfirmimit të mandatit të funksionarit të NISMA-së të zgjedhur nga anëtarësia apo Forumet e NISMA-së, fillon me kërkesën me shkrim e të paktën 1/3 e trupës zgjedhore të të zgjedhurit nga anëtarësia, ose 1/3 e anëtarëve të Forumit që ka bërë zgjedhjen.
  • Rikonfirmimi i mandatit në çdo rast zhvillohet me të njëjtën procedurë të zgjedhjes të funksionarit të NISMA-së që i nënshtrohet rikonfirmimit të mandatit.
  • Rregulla të hollësishme mbi procedurën e rikonfirmimit të mandatit miratohen nga Këshilli Kombëtar.

Neni 24

Burimet Financiare e Materiale dhe Përdorimi i Tyre

  1. Burimet financiare të NISMA-së janë:
  1. të ardhurat nga kuotizacionet;
  2. të ardhurat nga buxheti i shtetit në përputhje me legjislacionin për financimin e partive politike;
  3. ndihmat dhe dhuratat të Anëtarëve e përkrahësve të NISMA-së;
  4. ndihmat dhe dhuratat e organizatave partnere;
  5. çdo e ardhur tjetër që nuk bie në kundërshtim me legjislacionin për financimin e partive politike.

2.   Veprimtaria financiare dhe ekonomike e NISMA-së drejtohet nga Kryesia NISMA-së, e cila miraton edhe buxhetin e NISMA-së për vitin pasardhës.

3.   Aktiviteti financiar dhe ekonomik i NISMA-së mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme nga Sekretari i Përgjithshëm i NISMA-së.

4.   Një herë në vit, në mbledhjet e Këshilli Kombëtar, Kryesia paraqet një raport në lidhje me aktivitetin financiar dhe ekonomik të NISMA-së.

5.   Rregulla të hollësishme mbi aktivitetin financiar dhe ekonomik të NISMA-së miratohen nga Këshilli Kombëtar.

Neni 25
Shpërbërja e NISMA Socialdemokrate

NISMA Socialdemokrate mund të shpërbëhet në këto raste:

  1. Nëse vendosin 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit në mbledhjen e  rregullt apo të jashtëzakonshëm;
  2. Me rastin e shpërbërjes, për pasurinë e NISMA së vendosë Kuvendi i NISMA-së. Në asnjë mënyrë pasuria nuk mund të shpërndahet apo tjetërsohet në individë.

                                                                 Neni 26
                                                Amandamentimi i statutit

  1. Amendamentimi i Statutit mund të bëhet nga Kuvendi zgjedhor i NISMA-së me shumicën e votave të delegatëve ose në mes të dy Kuvendeve nga Këshilli Kombëtar me 2/3 e votave të tij.
  2. Propozues të amendamenteve në Statut janë:
  3.  Kryetari,
  4.  Kryesia,
  5.  Këshilli Kombëtar,
  6.  1/3 e delegatëve të kuvendit.

                                                              Neni 26
                                                          Hyrja në fuqi

1.  I miratuar në Kuvendin e I-rë zgjedhor në Prishtinë, me 25. 06. 2016

                                                                         Fatmir LIMAJ

                                                                   Kryetar

                                                                                    ____________________________________