Programi

_____________________________________NISMA Socialdemokrate________________________________________

PROGRAMI POLITIK I NISMËS

Hyrje

            Rruga e popullit shqiptar të Kosovës deri te liria, pavarësia e demokracia ishte sa e gjatë e po aq e vështirë. Edhe më e vështirë ishte rruga e popullit tonë pas Shpalljes së Pavarësisë se Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. U deshtë të kalojnë 96 vite të tjera deri të Pavarësia e Kosovës e shpallur në Kuvendin e Kosovës nga të zgjedhurit e popullit më 17 shkurt 2008. Për të ardhur deri këtu ku jemi u deshën shumë përpjekje e sakrifica, u desh edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftë që i hapi rrugë lirisë, pavarësisë e demokracisë. Vetëm pas luftës çlirimtare, pluralizmi politik në Kosovë formoj bazën e tij substanciale për zhvillimin e demokracisë. Ky zhvillim i ri i pluralizmit demokratik në Kosovë u mundësua, pra vetëm pas qershorit të vitit 1999 kur populli i Kosovës u bë i lirë dhe zot i tokës së vet.

Vlerat tona thelbësore

Liria, Drejtësia, Solidariteti

            NISMA është parti e orientimit të majtë politik, e cila për qytetarët e tanë sjellë frymën e socialdemokracisë perëndimore në Kosovë, për të forcuar solidaritetin qytetar për një drejtësi sociale e cila kaq shumë na duhet për ti dhënë hapësirë të re progresit dhe zhvillimit shoqëror e ekonomik në Republikën tonë.

Dinjiteti I barabartë I të gjithë njerëzve është pika e fillimit dhe qëllimi I politikës sonë.

Vlerat tona thelbësore janë: liria, drejtësia dhe solidariteti. Në kuptimin social demokrat këto vlera krijojnë një unitet ( bashkësi ). Ato janë ekuivalente dhe të barabarta. Ato plotësojnë, kërkojnë, mbështesin dhe përkufizojnë njëra tjetrën. Kuptimi ynë mbi vlerat thelbësore na bëjnë të ruajmë lirinë në tregun e lirë, drejtësinë në sundim të ligjit, të mos e  reduktojmë përkujdesin dhe solidaritetin nga shtresat e varfera.

Sfidat

Nuk është vetëm sfidë e Nismës sesi do ecim bashkë tutje në zhvillimin e demokracisë, në ndërtimin e shtetit të se drejtës, në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e mirëqenies qytetare, sfida është për secilin subjekt politik e qytetar te Republikës sonë. Ketë duhet ta e ndjen çdo qytetar i saj, kudo që ai apo ajo punon e jeton.

NISMA Socialdemokrate synon të ndërtoj një solidaritet të ri në mes qytetarëve tanë, solidaritet i mishëruar në një kontratë të re sociale ku çdo e drejtë e njeriut tonë është një përgjegjësi e një numri shumë herë më të madh të bashkëqytetarëve tanë, sesa numri i anëtarëve të Nismës. Kauza politike e shqiptarëve për shtetndërtim është shumë herë më e madhe sesa kauza e Nismës, prandaj ne po e kërkojmë mbështetjen qytetare në çdo cep të Kosovës, në çdo lagje, fshat e qytet të saj.

Një Kosove sociale dhe demokrate

 Sot, 17 vjet pas lirisë se Kosovës, shoqëria shqiptare në Kosovë ka ndryshuar shumë, krahasuar me vitet e vështira të robërisë. Sot, mes vullnetit qytetar dhe politikës është krijuar një hendek i madh që kërkon ndryshim të thellë e përmbajtjesor.

NISMA deshiron te ndertoj ta ndërtojmë një Kosove për qytetarët e saj. De duam të marremi mbi vete obligimin për më shumë demokraci europiane. Kosoves I duhët një  qeveri më përgjegjësi parlamentare  e bazuar në Kushtetutën e saj.

Kosova -social duhet të përfaqësohët me të njëjtën rëndesi dhe nivel për të gjithe qytetaret.  Kjo kosove sociale do te kuptonte; shteti funksional, Sisteme sociale për mbrojtjën e rreziqeve elementare jetësore, niveli I lartë I sistemeve arsimore të vendit, interesi publik, rregullimi I kushteve të punës, si dhe të drejtat e pjesëmarrjës së punëtorvë në vendimmarrje e të drejtave të tyre..

Në një ekonomi gjithnjë e më europiane qëllimi ynë është që për të drejtat e punëtorëve dhe përfshirjën e tyre në vendimmarrje të krijojmë një hapësirë në nivel europian. Duam ta forcojmë kontratën  ne mbrojmë të drejtat e punëtorëv, vecanerisht të drejtat mbi pushimin e tyre nga puna.

NISMA duhet të ndahet qartazi e pa ekuivoke nga politika e shurdhër që nuk ka veshë e sy t’i dëgjojë e ti shikoj drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim e as gojë që t’u flasë njerëzve për problemet e  përditshmërisë se tyre haptas e çiltas.   

NISMA se bashku me te edhe qytetarët duhet të ndahen një herë e mirë nga politika që nuk prodhon siguri e stabilitet, që nuk ka mendje e zemër që t’i shoh e ndjejë vështirësitë e shqiptarëve dhe njerëzve të tjerë të këtij vendi.

NISMA Socialdemokrate duhet ta e kapë ndjenjën e pasionit që i entuziazmon njerëzit për politikë demokratike e progresiste, duke i ndarë ata një herë e mirë nga politika që s’mund të transmetojë tutje energjitë pozitive dhe vlerat e kombit tonë.

NISMA ka synim që t’i përfshijë qytetarët shqiptarë e komunitetet pakicë në një projekt të ri shprese e besimi për një të ardhme të përbashkët. Por, këtij projekti të ri duhet t’i bashkohen intelektualët e ri, ekspertët dhe shumica e qytetarëve të vendit tonë. Duhet të bashkohen të gjithë ata që e duan me zemër e pa hile nënqiellin tonë të përbashkët – Republikën e Kosovës.

Shoqëria civile solidare dhe shteti demokratik

Demokracia jeton nga angazhimi  i qytetarëve. Kjo është arsyeja përse ne duam një shoqëri të fortë dhe aktive, në të cilën qytetari shfrytëzon të drejtën e tij për liri të fjalës, të përfaqësimit të opinionit të tij dhe bashkimit të tij.

Shteti demokratik mund  dhe duhet cdo formë të dhunës, qoftë edhe dhuna e ushtruar nga vetë shteti të I nënshtrohët ligjit dhe të bëhët subjekt I tij. Kjo legjitimon monopilin e dhunës. Këtë monopol ne do ta mbrojmë, sepse nuk ka shoqëri jo të barabartë ku disa mund ta blejnë sigurinë e tyre, ndërsa të tjerët jo.

Demokracia sociale kërkon një shtet të fuqishëm në veprime. Vetëm të pasurit mund të përballojnë një shtet të dobët dhe të varfër. Në financimin e detyrave shtetrore edhe ndërmarrjët private dhe bashkësitë familjare duhët të japin kontributin e tyre sipas mundësissë së  efikasitetit.

NISMA është një parti efikase e cila orientimin e ka të drejtuar tek qytetari dhe e cila insiston në përgjegjësi publike. Shteti nuk duhët të bëjë gjithcka vetë, por duhët të siguroj qasje në të mirat publike. Fushat kryesore të interesit publik ne nuk duam që t’I ekspozojmë në  tregje globale të kapitalit.

Shoqria solidare e ka vendin e saj, sidomos nëpër Komuna. Prandaj ne fuqizojmë veprimin e qeverisjës lokale, e përmirësojmë cilësinë e saj dhe I ndihmojmë në lirinë e vetëorganizimit. Model I politikave tona është komuna solidare, e cila  të gjthë banorët dhe qytetarët e saj I fton për pjesëmarrje në formimin e jetës sociale, ekonomike dhe kulturore.

Apel të gjithë atyre që janë për ndryshimin

NISMA dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të ndryshojë jetën duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij.

NISMA do të ndihmoj çdo të re apo të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë. I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze që do të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës për ndryshime se nuk do të pendohen. Kërkojmë nga çdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë ekonomike e sociale t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve.

NISMA i premton çdo punëmarrësi se NISMA do t’i ndihmoj në ndryshimin e kushteve të punës për punëtorin dhe çdo sipërmarrësi që angazhohet të ndryshojë cilësinë e shërbimit a të teknologjisë që i duhet për suksesin në investime e prodhim.

 NISMA i premton çdo organizate joqeveritare që do të ndryshojë  sado pak shoqërinë tonë të prapambetur  ekonomikisht se me ne dhe qytetarët e bashkuar rreth kësaj ideje, vjen ndryshimi i madh që i duhet Republikës sonë.

NISMA Socialdemokrate dëshiron t’ i ndihmoj cilitdo komunitet të organizuar që synon të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike se do ketë mbështetjen tonë.

 NISMA do t’i ndihmoj mediet e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të shkruar e folur lirshëm, drejt e në mënyrë profesionale, për të thënë me guxim e kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medies.

 NISMA do t’i ndihmoj çdo intelektuali a akademiku, mjeku a juristi, ekonomisti a shkencëtari që pretendon të ndryshojë politikën qeverisëse, të kontribuoj në cilësinë e jetës, të punës, të dijes e të shkencës, të arsimit e të shëndetësisë në Republikën e Kosovës.

Le të bëhemi bashkë të gjithë ne, që jemi dhe e duam bashkimin Socialdemokrat! Socialdemokracia e socialdemokratët, afrojnë e garantojnë shtetin e se drejtës dhe shtetin e drejtësisë sociale! Mos të lemë që të na humbas koha!

Vizioni dhe misioni ynë – shteti me demokraci e ekonomi të zhvilluar

 Rruga e Nismës është një rrugë e filluar dhe e pambaruar, se e tillë është rruga e Kosovës kah ardhmëria.

 Programi i Nismës është një libër i hapur që kërkon të plotësohet çdo ditë e çdo orë nga ekspertet dhe shkencëtarët e rinj të Kosovës se pavarur. Ne po e nisim një rrugë te re për Kosovën, por, qytetarët janë ata që do ta vulosin fatin e tyre dhe fatin tonë të përbashkët. 

NISMA beson se shpresa të reja do të lindin për njeriun tonë nga leximi i këtyre rreshtave që po i nënvizojmë në Programin e NISMËS për Kosovën.

Vizioni ynë është: Kosova shtet i së drejtës, shtet i dijes, shtet i zhvilluar, shtet i drejtësisë sociale dhe shtet i integruar në BE.

Misioni ynë është: Bërja e Kosovës, shtet me demokraci të zhvilluar, shtet me ekonomi të zhvilluar, të dashur dhe të respektuar për të gjithë qytetarët e saj.

 Rruga jonë është: Zhvillimi i vazhdueshëm i politikave të reja qytetare e për  qytetarët.

Sfida jonë është: Kthimi i besimit të qytetarëve tanë për një jetë më të dinjitetshme në Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike.

 Fuqia jonë konsiston: Në Nismën për Kosovën,  në bashkimin tonë demokratik për Kosovën, në njerëzit tanë të ri e inteligjent, në guximin tonë për të ndryshuar dhe në begatit tona tokësore e nëntokësore.

NISMA SOCIALDEMOKRATE , SHPRESË DHE BESON PËR TE GJITHË

NISMA shpreson e beson në të ardhmen e shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë të Kosovës. Atdheu ynë ka një histori të gjatë e të vështirë mbijetese, përgjatë historisë shqiptarët kanë treguar se dinë t’ia dalin mbanë edhe në rrethana të vështira robërie e trysnie. Ne, shqiptaret e Kosovës jemi dëshmi e gjallë e një energjie pozitive dhe aftësie të rrallë për t’u përshtatur me kohën e me hapësirën e re të pas vitit ’99. E kemi lënë pas të shkuarën e dhimbshme plotë sfida dhe kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës sonë në funksion të integrimit në një botë rregullash të reja progresive e solidariteti. Duke pasur sukses në jo pak raste, kemi arritur të ngremë në këmbë sipërmarrje mbresëlënëse, të nxjerrim në dritë dhunti e  realitete të vështira gjeografike, historike, ekonomike, sociale dhe të ngritën në shkallë të ndryshme karrierash të suksesshme nëpër vende të ndryshme në botën demokratike. 

Ne besojmë se në Kosovën e lirë, aty ku njeriu ynë do të ketë shpresë dhe besim për të ardhmen e tij të sigurt. Në atdheun tonë askush nuk guxon të ndjehet i tepërt apo i huaj për shkak të gjinisë, etnisë, fesë, krahinës, apo bindjeve politike a ideologjike. Atdheu ynë sot më shumë se kurrë duhet të jetë i hapur si ndaj burrave ashtu dhe grave, si ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve pakicë. Kosova sot duhet t’u ofrojë shanse e mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pa përjashtim.

Progresi I qëndrueshëm dhe rritja cilësore ekonomike

Ne mbështetemi në progresin shkencor dhe teknologjik. Arsimimi dhe kualifikimi për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm. Rritja cilësore është një ekonomi konkurruese me produktivitet të lartë dhe vlera të pritshme. Ato hedhin themelët për t’I dhënë fund varfërisë, shfrytëzimit dhe cuarjën dëmë të burimeve natyrore.

Duam që dinamikat e tregjeve ti kthejmë në shërbim të qytetarëve. Për këtë është e nevojshme një rregullore të konkurrencës së tregut, e cila krijon rritje afatgjate dhe  e cila tejkalon fiksimin mbi përfitimmin afatshkurtër. E ne veçanti kujdesi ndaje prodhuesve vendor.

Tregjet kërkojnë organizim politik, përtej epokës së globalizimit dhe përtej vijave kufitare. Motoja jonë është: Sa më shumë rritje e konkurrëncës së tregut, aq më e lartë nevoja për vënjën e rregullit në shtet.

Demokracia ekonomike është e domosdoshme për të përmbushur kërkesaën e jetësimit të ligjit bazë. “ Lidhja dhe obligimi me pronën “. Përdorimi I saj duhët duhët t’i shërbeëj përfitimit publik. “ Pjesëmarrja në vendimmarrje per  kompanitë, marrëveshjet kolektive dhe e drejta për grevë janë themelore për ekonominë sociale të tregut.

Të ardhurat dhe pasuritë në Kosove janë të shpërndara në mënyr të  pabarabartë. Socialdemokracia e politikave fiskale duhët të kufizoj jo barazinë dhe të ofroj mundësi të barabarta. Ne jemi të angazhuar për tatim të barabartë mbi të ardhurat progresive të ndërmarrjeve .

Ne mbështesim rritje të pagave të cilat janë të orientuara në inflacion dhe rritjës ekonomike. Ne duam më shumë pasuri në duar të punëtorëve.

Strategjitë e politikave industrial duhët të jënë strategji ekologjike. Stimujt e tregut ekologjik janë shtytës të rritjës cilësore. Mundësia jonë qëndron në ndërtimin e  zgjidhjës së  problemeve të cilat mund të zbatohën në gjithë vendin. Ne shtyjmë vazhdimisht para shëndrrimin e resurseve nga  e shterrueshme në të pashtërrshme, nga të dëmshmet në të padëmshmet.

Sektori publik ka përgjegjësinë e zëvëndësimit të stimujve dhe nga ato të përfiton e gjithë shoqria. Zhvillimi I qëndrueshëm I rritjës ekonomike ka nevojë për investime publike në fushën e arsimit, të shkëncës ( hulumtimit ) dhe infrastrukturës, bujqesise.

Kur tregjet financiare kërkojnë vetëm kthime afatshkurtëra, ato vëjnë në rrezik strategjinë mbi rritjën afatgjate të bizneseve duke rrezikuar kështu edhe vende të punës. Ne nduam që me ndihmen e tatimit dhe të drejtës mbi shoqëritë aksionare të forcojmë investitoët, të cilët në vend të një përfitimit të shkurtër do të krijojnë forcim të shpresës për investim afatgjatë. Ne kemi nevojë për rregulla të vecanta për investitorë dhe Fonde  te cilat kanë fokus zhvillimin e qendrushem ekonomike.

Ne mbështesim ekonominë e tregut, tregun e lirë, por jo shoqërinë e tregut për përfitime të jashtëligjshme. Ekonomia e tregut nuk mund të funksionojë pa rregulla të qarta ligjore, pa institucione që nuk lejojnë pasurimin e një pakice dhe varfërimin e shumicës.

Ne i pranojmë rregullat e ekonomisë moderne të tregut dhe tregtinë e lirë, por jemi dhe duhet të jemi mirë të organizuar për t’ju kundërvë fuqishëm kapitalizmit banditesk, ku lejohet informaliteti, arbitrariteti, dhuna. Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci ekonomike e bazuar në transparencën e tregjeve, nxitjen e sipërmarrjes dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Qytetari ynë ka nevojë për një shtet të se drejtës, shtet që  nuk merret me gjithçka e nuk zgjedh asgjë. Shteti duhet t’u kushtojë qytetarëve më pak dhe t’u garantojë shërbime më cilësore sesa që është aktualisht.

 Qytetari ynë ka nevojë për një shtet modern të se drejtës që nuk heziton të veprojë për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, drejtësinë sociale dhe interesin publik. Qytetarëve tanë u duhet një shtet i se drejtës që nxit rritjen e cilësisë së jetës, të arsimit e të edukimit, të mjedisit, të bashkëjetesës qytetare e demokratike.

 NISMA.xit ripërtëritjen morale përmes shkollës, vlerësimit të punës, respektit për të drejtat e liritë njerëzore dhe për Kushtetutën e ligjin.

Shteti që duam ne duhet të funksionojë si investitori më i madh social, ku qeveria, ekonomia dhe shoqëria civile duhet të jenë të lidhura në interes të solidaritetit dhe drejtësisë shoqërore.

 Ne duhet të jemi aktivë në mbrojtjen e lirisë së tregjeve, në lehtësimin e funksionimit të sipërmarrjeve, në nxitjen e krijimit të të mirave materiale, sepse kapitali privat është esencial për investimin social.

Puna do të jetë epiqendra e politikës dhe e shoqërisë në Kosovën e Drejtësisë Sociale. Sfida jonë është rritja e vlerës së punës përmes një politike që rivlerëson punën si çelësin e së ardhmes prosperuese, që e trajton papunësinë jo si një problem teknik apo ekonomik, por mbi të gjitha si një problem të madh moral, njerëzor e shoqëror.

Me barazinë gjinore e nacionale, ne shohim burimin e pashfrytëzuar të zhvillimit politik e demokratik, shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë i cili më të drejt synon integrimin në vlerat euro-atlantike.

NISMA ka një dëshirë të madhe që të nxitë individualizmin për mëkëmbje ekonomike. Njeriu ynë duhet të ketë edhe një ambicie të re shoqërore për zhvillim ekonomik përmes një arsimi e rivlerësimi të ri për punën.

Papunësia në Kosovë s’mund dhe nuk guxon të mbetet një sëmundje e pashëruar shoqërore, e cila rëndohet vit pas viti mbi jetën e njeriut tonë. Çdo qytetari duhet t’i garantohet e drejta e tij e punës dhe askush nuk duhet të privohet nga mundësia për të jetuar me punë të ndershme dhe për të përgatitur përmes punës të ardhmen e fëmijëve të tij.

            Ne, socialdemokratët e Kosovës besojmë tek një Kosovë solidare për shkak që shumë qytetarë i ka në vështirësi. Jo të gjithë ia dalin  që të kenë një jetë të dinjitetshme për njëmijë e një arsye. Ende shumë familje tek ne jetojnë nën minimumin e nevojave jetësore. Shumë qytetarë të tjerë në Kosovën e lirë nuk arrijnë t’i shkollojnë fëmijët e tyre. Shumë të tjerë janë të detyruar të braktisin atdheun për shkak të  pamundësisë për të gjet një vend pune dhe një strehë banimi. Mbi 60% te të rinjve të përgatitur për tregun e punës, janë të papunë.

NDËRTIMI I SHTETIT TË SË DREJTËS

Ne duam të kthejmë besimin e qytetarëve tek bijtë e vet te politikës. Shteti i ynë – Republika e Kosovës për shtetasit e vet duhet të jetë i drejt dhe i paanshëm. Politika e re e Nismës është politikë e jetës së njerëzve në një periudhë kur ata kanë humbur besimin te politika jonë, e kur jeta e tyre rëndom shfaqet e zhveshur nga vlerat njerëzore, kulturore e kombëtare.

 Ne të Nismës duam ta ndryshojmë politikën, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë Evropiane, Moderne dhe Sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët.

NISMA është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të  lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik,  ne i  nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë. 

Politika e Nismës nuk premton atë që nuk e realizon dot dhe e bën realitet çdo gjë që ua premton qytetarëve të vet. Fitorja politike e Nismës  Socialdemokrate është instrument ynë e jo qëllimi ynë në vete. Ne s’duam të luftojmë askënd, por jemi të vendosur të kryejmë misionin që NISMA ia ka ve vetes – ndërtimin e Shtetit të se drejtës.

Ne e kemi  themeluar Nismën për t’i jetësuar vlerat e parimet tona njerëzore e kombëtare të qartësuara mirë e kujdesshëm në programin vizionar të Partisë  sonë.

Ne te Nismës ju qasemi çështjeve pa asnjë paragjykime ideologjik, por  duke ju referuar me besnikëri vlerave e parimeve tona politike e kombëtare. Zgjidhjen e problemeve të shumta të njerëzve e synojmë përmes politikave realiste, të cilat kërkojnë rezultate konkrete e jo mashtrimin e njerëzve tanë të mirë e të ndershëm.

Ne, socialdemokratet e Kosovës  i shohim padrejtësitë shoqërore, te varfëria e stërzgjatur, te pabarazia e ngulitur nder breza, te injoranca e trashëguar dhe e ushqyer nga pushtetarët injorantë e të padijshëm, te dhuna e te korrupsioni, te këta armiq të përbashkët te të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ne jemi të bindur se politika e re e vjetërsuar para kohe në Republikën tonë të re, e shohim urrejtjen dhe cinizmin e barikadimeve jo demokratike të partive politike klienteliste të cilësuara si demokratike që po ia zënë frymën vendit e popullit tonë liridashës.  

PËR NJË SHOQËRI TË HAPUR

Ne jemi të bindur se u ka ikur koha fjalëve të ndara nga veprat, u ka ikur koha partive të mbyllura hermetikisht ndaj shoqërisë së re të Kosovës. Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë ne qytetarët e ndryshimeve pa marr parasysh ku ishim dje, në ketë apo në atë parti politike, ne kemi obligim për të hapur një rrugë të re kah ardhmëria, këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë të mrekullueshëm.

Për Nismën, ka ardhur koha që problemet e njerëzve të tjerë t’i shohim si të ishin tonat, që t’i zgjidhim njësoj si të ishin tonat. Te se cila familje në nevojë, në fshatin e qytetin tonë, ta shohim si familjen tonë,  te secili  fëmijë që  nuk shkon në shkollë për çfarëdo arsyeje qoftë apo nuk ka mjete jetese, ta shohim si fëmijën tonë, tek çdo padrejtësi që e shohim kudo në Kosovë, ta gjejmë arsyen për ta bërë atë pjesë të betejës sonë politike për ta zgjidhur me urtësi e drejtësi. 

Kosovën, shtet të se drejtës u’a kemi borxh fëmijëve tanë. Shteti i se drejtës nuk është vetëm çështje e shtetit apo e partive politike, por mbi të gjitha është çështje e të gjithëve. Pa një shoqëri të hapur e civile që luan plotësisht rolin e saj, pa një shtresë intelektuale me qasje kritike ndaj politikës, vendi ynë s’mund të ecë asnjëherë si duhet në udhën e perspektivës demokratike dhe evropiane. NISMA kërkon dhe inkurajon angazhimin qytetar dhe humanitar për të qenë segment i rëndësishëm në ndërtimin e një politike të re në Kosovë. 

Ne kërkojmë dhe duam ta shohim qeverisjen kombëtare dhe vendore të ndërtoj shkolla e spitale, të shtrojë rrugë të reja drejt fshatrave dhe qyteteve.

Ne duam t’i shohim qytetarët pa dallim etnie që të bëhen aktor aktive të debatit demokratik, të behën ura të integrimit e bashkëpunimit shoqëror dhe të behën pika referimi të politikëbërësve tanë.

 Ne dëshirojmë që t’i shohim qytetarët të marrin përgjegjësi aktive në zhvillimin e demokracisë dhe në shtetndërtim.

NË QENDËR TË NISMËS – NJERIU

NISMA Socialdemokrate dëshiron që ta kthen politikën në duart e qytetarëve duke vënë në qendër njeriun dhe nevojën e tij për më shumë liri, të drejta e mundësi të barabarta.

 Ne synojmë të bëjmë politikë me fjalë të thjeshta dhe me një legjislacioni koherent e të standardeve evropiane.

 Ne duam një parlament që i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, që janë ligjbërës të përgjegjshëm dhe kontrollues të kujdesshëm të shpenzuesve të parasë publike nga institucionet e shtetit.

Politika e re është pasion, është përkushtim permanent, është shërbim i vullnetshëm dhe i përgjegjshëm. Politika e re është një rrugë e re reformash vizionare që përshpejtojnë ndërtimin e shtetit të se drejtës. Politika e re është dashuri për fëmijët tanë pa dallime etnike fetare dhe gjinie. Pa asnjë ngurrim a paragjykim, me urtësi e kurajë të njerëzishme, ne do ta kthejmë vullnetin e qytetarëve në një vullnet për mirë qeverisje e solidaritet.

NJË TREG TË PËRBASHKËT KOMBËTAR

NISMA Socialdemokrate, angazhohet fuqishëm për tregun e përbashkët kombëtar, pa ketë bashkim të tregut në shkallë kombëtare, ne nuk e shohim zhvillimin e as perspektivën e vendit e të kombit tonë. Shqiptarët e dy shteteve të pavarura dhe aty ku janë shtetformues, duhet të punojnë pa u vonuar për krijimin e tregut të përbashkët në të gjitha fushat e jetës.

NISMA Socialdemokrate, do të jetë iniciatore e një debati të hapët e të çiltër për ecjen e gjithë kombit nga ardhmëria. Fati i kombit, nga e si do të eci kombi në ardhmëri nuk mund të jetë çështje parciale apo e dëshirave të ndonjë subjekti politik, por vullnet i kombit dhe i përfaqësuesve të tij, në institucioneve më të larta të shteteve tona.

NISMA SOCIALDEMOKRATIKE E KOSOVËS ËSHTË RRUGA PËR NE EVROPË

E duam Evropën pse rrugën drejt saj na e hapen rilindësit mendjendritur, e të cilën gjë shpesh infektues të ideologjive të lindjes na e mohuan. E vërteta është se pakkush ndër ne e ka mohuar mendimin e artë të themeluesve të kombit shqiptar e të shqiptarizmës. Po të mbeteshim në vorbullën e ideologjive të Lindjes, ne, shqiptarët do të ishte më larg sesa afër Evropës. Sot nuk ka ndonjë popull në Evropë që me vullnetin e tij do të ishte më evropianë sesa shqiptarët. Evropa me shpejtësi  po hapëron drejt një realiteti të ri global, kurse Kosova shteti më i ri evropian po ecën tepër ngadalë. Të ndjesh përgjegjësinë për këtë vonesë që thellohet nga dita në ditë dhe pa e fshehur vonesën e të ecurit tonë kah BE-ja për shkak pa përgjegjësisë politike të qeveritarëve. Me paaftësinë dhe burokracinë tonë, integrimi ynë në BE-në do të zgjasë pafundësisht.

Dikush në vendin tonë 15 vjet pas lirisë e gjashtë vjet pas pavarësisë duhet ta ndjen përgjegjësinë për këtë hendek që thellohet dhe është duke u thelluar për shkak të vullnetit të munguar politik të qeveritarëve që plotë gojën e kanë “integrime evropiane”.

Ne, nuk duhet të gënjehemi e as mashtrohemi se  imazhin  tonë do ta ndryshojnë e përmirësojnë ata që ia hoqën çdo fre krimit e korrupsionit.

Ta kërkosh Evropën në shkollat e universitetet, ambulancat e në spitalet tona, në gjykatat e institucionet tona kjo do të thotë ta kërkosh Evropën në rrugët e pasigurta të vendit tonë, në pejsazhin buzë tyre të mbuluar nga plehrat e ndyrësirat e ndryshme.  Veç kësaj do të thotë ta kërkosh Evropën në qytetet e fshatrat tona të kapura nga papunësia e varfëria e skajshme.

Kërkimi i Evropës në meset më të varfra të jetës sonë kulturore, ku rrallëherë fryn ndonjë fllad i lehtë, e ku ligjin e bëjnë të pa kulturuarit, është sikur të “prashitësh në ujë”. Të ndjesh përgjegjësinë për këtë zbrazësi që duhet mbyllur një orë e më parë, pra, para sesa të rrezikojmë të ardhmen e fëmijëve e pse jo edhe të kombit.

Sot ne e shohim dhe ndjejmë këtë përgjegjësi që nuk është vetëm e politikës, e njerëzve të kulturës, por e çdo qytetari të vendit tonë. Evropa është vizioni ynë, por para kësaj, vizioni ynë duhet të jetë për Kosovën e lirë, sovrane e demokratike.  Para kësaj, vizioni ynë është për një ekonomi, tregti, arsim, kulturë, shëndetësi e turizëm pa kufi në gjithë hapësirën tonë kombëtare.

Arsimi më I mirë, familje të forta

Ne duam mundësi  të barabarta për të gjithë. Për mundësi të barabarta të jetesës në radhë të parë vendosë arsmimi dhe familja. Prandaj për këtë arsyë në duam arsim cilësor dhe fuqizimin e familjës. Qëllimi ynë është një shoqëri pro-fëmijësh.

Shteti duhët të I siguroj të gjithëve aksesin e barabartë në arsim, pavarësisht origjines së tyre. Cdo njëri ka të drejtën e arsimimit falas nga foshnjorja, në cerdhe e deri tek shkollimi I mesëm I lartë.

Ne kemi nevoj për një kultur të mundësisë së dytë  dhe të  tretë. Ata të cilët janë fut në një rrugë pa krye, duhët të I mundësohët të përfundoj certifikimet profesionale dhe shkollore falas qofshin edhe të vonuara.

Rreth rrugeve dhe zgjedhjeve profesionale në sistemin tonë arsimor vendoset herët. Ne promovojmë bashkëveprimin dhe socializimin e fëmijeve në përiudha sa më të gjata në sistemet tona të arsimit. Kjo arrihët më së miri duke qëndruar në një shkollë deri në klasën e dhjetë.

Cifteve të rinjë në duhët që t’ua mundësojmë realizimin e nevojave të fëmijeve tyre pa ua rrezikuar vendin e punës dhe profesionin. Mbështetja e familjës në cdo përiudhë kohore është në shënjestrin tonë. Prandaj ne duam të ofrojmë përkujdesje të besueshme për fëmijët, orar të punës I përshtatur për specifikat e familjës dhe ndihmesa finaciare.

TE KOLTIVOJMË DASHURINË PËR DIJE, ARSIM E EDUKIM

NISMA është në kërkim të një qytetarie ku qenia kombëtare është nder e krenari e shekullit të ri. E drejta për të dashur veten, kombin, lirinë e drejtësinë është njerëzore, këto kërkesa duhet të shtrihen tek të drejtat për arsimim e edukimin, për punësim, për integrim social dhe sigurinë të garantuara në ligje e Kushtetutë.

Politika e këtyre viteve të lirisë, pavarësisë e të demokracisë ka dështuar në përpjekjet e saj për të reformuar arsimimin, shëndetësinë, për të shtuar punësimin përmes privatizimit, kanë dështuar edhe në integrimin social të qytetarëve në nevojë dhe me nevoja të veçanta.

 Skemat e solidaritetit qytetar e shtetëror të asistencës e të ndihmës ekonomike kanë rezultuar pa asnjë sukses real në jetën e njerëzve tanë me të ardhura minimale për jetën. Përveçse i kanë lënë këta njerëz në nevojë ashtu siç i kanë gjetur, individë e grupe të demoralizuar nga rrjedhat e zhvillimit shoqëror kanë mbetur më shumë se të zhgënjyer. Skemat në fjalë jo radhë i kanë shfrytëzuar  dhe i kanë abuzuar shpesh duke i kushtëzuar  më shkëmbimin e votës (në zgjedhje), kështu kanë krijuar një vartësi paralizuese të individit skamnor nga politika, shteti e burokracia antidemokratike.

PËR SOLIDARITET NJERËZOR

NISMA Socialdemokrate është në kërkim të një solidariteti të ri në shoqërinë tonë, duke kërkuar një kontratë e re sociale të bazuar në vetëdijen se çdo e drejtë duhet të jetë një obligim e përgjegjësi e politikës. Cilido që përfiton nga të mirat e përbashkëta duhet t’i përdorë ato në mënyrë të përgjegjshme, duke i’a kthyer komunitetit shoqëror në formën e kontributit të drejtpërdrejtë. I parë si element kyç i qytetarisë së shekullit të ri, ky parim të duhet vlejë për politikanët njësoj si për qytetarët, për të pasurit njësoj si për të varfëritë, për sipërmarrjet e mëdha njësoj si për individët. Integrimi social është një sfidë madhore për progresistet e Nismës Socialdemokrate. 

NISMA do të ofrojë ndihmë për të ndryshuar kushtet e rrethanat e jetesës për qytetarët që meritojnë mbështetje sociale.

 Ne jemi të bindur se lëmosha për të mbijetuar nuk afron kushte për një jetë të dinjitetshme.

Përgjegjësia jonë sociale nuk mund të shihet te niveli i shpenzimeve publike, por, para se gjithash tek efikasiteti i tyre, por edhe tek ajo sesi këto shpenzime i ndihmojnë njerëzit e nevojave sociale e ndihmojnë veten e tyre. Barazia për Nismën është një e drejtë e mundësive të barabarta në mes të njerëzve. 

SIPËRMARRËS E QYTETARË QË E DUAN SHTETIN DHE INVESTOJNË PËR TE

NISMA Socialdemokrate mendon se taksa e vjetër majtiste se: “Takso më shumë shpenzo më shumë”, për vendin tonë, në rrethanat e krijuara pas luftës çlirimtare nuk është zgjedhja e duhur.

Ne jemi të bindur se ulja e taksave pa ndonjë kontroll të vëmendshëm, nuk premton mirëqenie e drejtësi sociale. NISMA do të kërkojë gjithnjë, rrugë e ide të reja për të fituar mbi sfidat e tranzicionit demokratik nëpër të cilin po kalon Kosova.

Për të qenë ne, të Nismës në lartësinë e misionit tonë, duhet të jemi të përkushtuar, për funksionimin e objektivave që ia kemi vërë vetës si qëllim programor. Qëllimi ynë dhe vendosmëria jonë është të ndërtojmë një shoqëri në të cilën individët  kanë respekt e dashuri për shtetit, kjo nuk nënkupton se individi duhet të gjunjëzohet para padrejtësive te sundimtarëve që kanë kapur shtetin.

Ne na duhen më shumë sipërmarrës të cilët duke i respektuar ligjet në fuqi për të ndihmuar zhvillimin dhe punësimin e njerëzve tanë.

 Në rrethanat e krijimit të një tradite që ka krijuar individ të fuqishëm që shfrytëzojnë shtetin për të vjelë haraçe të ndryshme. Praktikat e tilla kanë diskredituar shtetin ligjor dhe sipërmarrjen e lirë.

E drejta e sipërmarrjes është përgjegjësia e politikës qeverisëse. Bizneset dhe investitorët e suksesshëm për ne janë dhe do të jenë të nderuar e të respektuar përderisa janë në shërbim të zhvillimit e progresit.

 Për Nismën, stabiliteti, siguria, paqja, liria, barazia, puna, solidariteti përbëjnë trashëgiminë historike të njerëzve të progresit. Program  politik i Nismës do të  ndihmonte integrimin, zhvillimin ekonomik të  qëndrueshëm, mundësitë e barabarta si për burrat  e po ashtu edhe gratë.

PËR NJË RINI TË ANGAZHUAR PËR NDRYSHIME

NISMA Socialdemokrate që vizion të saj ka demokratizimin e jetës në Kosovë dhe njëkohësisht rrugën e integrimeve evropiane. Për shqiptarët ky vizion ka një histori më se paku dy shekullore.  Kosovës i duhet një subjekt politik që në epiqendër ka qytetarin dhe perspektivën e tij. NISMA Socialdemokrate është një subjekt politik që ka lindur për t’i prirë një ndryshimi të madh historik e shoqëror që duhet të ndodh në Kosovën e pavarur, sovrane e demokratike.

Pas lindjes së Nismës Socialdemokrate, po nisë fuqishëm angazhimi i ri i rinisë sonë, i ekspertëve tanë për shtetin e se drejtës që po i mungon shumë Kosovës. Politika shqiptare në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor.

NISMA është nisur për ti dhënë kuptim të ri politikës sonë, demokracisë e drejtësisë. do të vijojë rrugën e hapur të reformimit rrënjësor e të domosdoshëm të demokracisë në Kosovë.     

            NISMA duhet të ndahet njëherë e mirë nga politika që nuk ka sy e veshë t’i shikoj e dëgjojë shqiptarët e as gojë që t’u flasë për problemet e hallet e tyre reale politike a ekonomike qofshin. 

NISMA duhet ta bëjë të sajën si një parti e madhe qytetare e demokratike, e cila do të jetë një forcë që do e bëjë historinë, të cilën do ta shkruajnë të tjerët.

NISMA do të jetë një forcë e gjallë në lëvizje e transformim të përhershëm, një forcë që do të mishëron ambicien e shqiptarëve për  Kosovën – shtet të se drejtës.

NISMA e jonë socialdemokrate do të jetë një bashkimi i qytetarëve të barabartë, modeli i bashkëjetese në mes të barabartëve, ku çdo detyrë është obligim e përgjegjësi.

PËR BARAZI GJINORE PA PARAGJYKIME

 Ne do të jemi subjekti i promovimit të barazisë gjinore në rajon. NISMA nuk do ta pranojë si të paarritshëm e të pandryshueshme në shoqërinë tonë ku dituria, përvoja, ndjeshmëria, dëshira e grave për punë e politikë jashtë mureve të shtëpisë e të mentalitetit patriarkal ndeshet rëndom me një mur paragjykimesh, pengesash, përjashtimesh, refuzimesh, që e thellojnë pabarazinë e padrejtësinë.

 NISMA do të jetë promotori i rrëzimit të këtij muri patriarkal që pengon punësimin dhe afirmimin profesional të grave e të vajzave shqiptare të Kosovës.

NISMA donë dhe dinë ta bëjë dhe ta fitojë luftën e vështirë kundër dhunës ndaj grave, vajzave e fëmijëve, duke e kthyer këtë çështje në një prioritet jetësor të qenies sonë e duke bërë të mundur që institucionet kombëtare dhe vendore të venë në lëvizje instrumentet e përshtatshëm për ta frenuar këtë dhunë të pa tolerueshme.

NISMA e ka nisur rrugën e re e bindur se nuk mund ta ndihmojmë demokracinë në Kosovë, pa i dhënë një fuqizim të ri demokracisë brenda subjektit tonë.

TA INSTALOJMË PARIMIN “NJË ANËTAR NJË VOTË”

Ne do ta jetësojmë në politikën e Kosovës, parimin “Një anëtar një votë”, si parim themelor i statutit tonë të ardhshëm. Ky proces duhet të vazhdojë jo vetëm për të konsoliduar kulturën demokratike të vendimmarrjes nga poshtë- lartë, por edhe për të krijuar ura të domosdoshme komunikimi  e diskutimi me shoqërinë nga e cila rrethohemi. 

Ne duhet të mësohemi me idenë se nuk na mjafton vetëm vetvetja e ti gjykojmë të tjerët, ne duhet të mësohemi edhe t’i pranojmë idetë e kundërta. Për t’i dhënë formë kësaj ideje ne duhet të jemi nismëtarët e ndërtimit të urave të komunikimit me shoqërinë tonë në përgjithësi, duke i dhënë trajta sa më të larmishme organizimit tonë të brendshëm politik, duke e hapur kështu institucionalisht subjektin tonë politik, jo vetëm ndaj atyre që duan të bëhen anëtarë të saj të devotshëm, por edhe ndaj atyre me të cilët duhet të komunikojmë e prej të cilëve edhe mund të kritikohemi.

PËR QYTETARË TE BARABART PARA LIGJIT

NISMA Socialdemokrate nuk është ndërtesë derëmbyllur që duhet parë si një rrugë  me shumë peripeci, por është një hapësirë e madhe lirie e veprimi, vizioni për shoqërinë shqiptare, vlerat, parimet, synimet e shqetësimet tona ne duam t’i ndajmë me sa më shumë njerëz të moshave të ndryshme.

NISMA synon të mishërojë në jetën e saj të brendshme përgjegjësinë qytetare, kulturën e përgjegjësisë, besimin në një shoqëri të drejtë qytetarësh me mundësi të barabarta, vlerën e interesit publik dhe të barazisë të çdo qytetari para ligjit.

NISMA do të angazhohet që t’i japë vendit një stabilitet të vërtetë demokratik, që nga stabiliteti i pushteteve e institucioneve të pavarura, i administratës publike e i forcave të rendit, të cilat duhen tu merren nga duart e partive politike për tua kthyer qytetarëve.

Ne duhet të angazhohemi që qytetari ynë t’i kthehet punës si të vetmes mënyrë për të dalë nga tranzicioni  i gjatë ku vlera e punës dhe respekti për punën janë zvetënuar, ndërsa vetëm me punë do të dalim në dritë e do të ngritët mirëqenia jonë qytetare.

BIZNESE TË LIRUARA NGA POLITIKA XHELOZE

Për Nismën zgjedhjet dhe të zgjedhurit tanë, në cilindo nivel të qeverisjes a në subjektin politik, duhet të jenë të përgjegjshëm dhe shembuj të përkushtimit në punën e ngarkuar prej zgjedhësve të tyre si dhe para qytetarëve që duhet t’ju shërbejnë. Drejtuesit tanë politik në çdo nivel të veprimit politik duhet të synojnë afrimin në subjektit të njerëzve të dijeve, të punës e të shembujve të suksesit në komunitetet e tyre.

NISMA duhet të luftojë që të bëhet kampione e promovimit të bizneseve të vogla e të mesme dhe të garantojë trajtim të drejtë e të barabartë për të gjithë sipërmarrësit e mëdhenj. Klima pozitive që duhet të promovohet për pavarësinë e ndërmarrjes dhe lirinë e nismës sipërmarrëse duhet të jetë objektivi ynë i përhershëm dhe i pandashëm. Suksesin e çdo biznesi, të madh, të mesëm apo të vogël në Kosovë duhet t’i gëzohemi sikur të ishte suksesi ynë.

Papunësia në Kosovë është dëshmia më qartë e mungesës së vullnetit politik për një organizim më të mirë për krijimin e vendeve të reja të punës. Mungesa e një tregu funksional të punës, mos orientimi i duhur i arsimit profesional dhe i kontributit të sektorit shtetëror apo privat në aleancë me shoqërinë civile, për një trajnim më të organizuar profesional dhe lehtësimin e mundësive për punësimin e të rejave e të rinjve, të grave e të burrave, mungesa e vullnetit për të luftuar informalitetin dhe të shfrytëzimit kriminal të fëmijëve për punë të rënda, janë disa nga mosveprimet dramatike në realitetin e sotëm tek ne.

  Pasqyrat e trishtueshme të papunësisë në Kosovë, duhet të ndryshojë në mënyrë me shpejtësi në të gjithë kompleksitetin e këtij problemi.

 Me Nismën socialdemokrate, njerëzit e punës, në çdo sektor të jetës a nivel shoqëror a privat, duhet të ndjehen të nderuar e të përkrahur më shumë se kurrë më parë. Kërkesa e jonë duhet të jetë si ajo e rilindësve: “Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë”.

PËR NJË SHOQËRI TË LIRË, TË ÇLIRUAR NGA ARROGANCA

Kosova e sotme është në një krizë demokratike dhe ekonomike. Varfëria është ulur këmbëkryq në mes tonë, papunësia është bërë sëmundje kronike dhe ekziston rreziku të mësohemi me këtë gjendje.

Bajraktarizmi mesjetar është bërë stil i qeveritarëve, korrupsioni është kthyer në sistem dhe po metastazon në tërë shoqërinë e Kosovës. Shumësia e ligjeve të pazbatuara po rritet nga dita në ditë, administrata publike është uzurpuar nga partiakët arrogantë, gënjeshtra është bërë kulturë politike e politikanëve, fyerjet, shpifjet, denigrimet e kundërshtarit dhe trajtimi politik i kundërshtarit si armik po merr përmasa shqetësuese. As degradimi i autoritetit te institucioneve të shtetit nuk ka të ndalur.

 Misioni dhe vizioni ynë është të hapim një faqe të re në jetën politike të Kosovës, të socialdemokracisë qytetare e të drejtësisë sociale. Kemi obligim kombëtar e qytetar që tranzicion demokratik ta përmbyllim duke e refuzuar pa hezituar kapitalizmin pa moral të tranzicionit te korruptuar.

Kosovës i duhet një Parti Qytetare socialdemokrate e aftë që të bëhet udhërrëfyesi moral dhe politik i Kosovës demokratike.

PËR AMBIENT TË PASTERT JETËSOR

Ne besojmë se qytetari ynë ka qëndrim dashamirës ndaj natyrës. Kosova është vend i bukur dhe i pasur, por bukuria e saj është rrezikuar nga shëmtimi, pakujdesia dhe varfërimi për shkak të dorës së njeriut, e cila është e pakujdesshme me natyrën tonë të bukur. Mbrojtja e mjedisit duhet të bëhet prioriteti jetik i çdo qytetari te Republikës sonë. Bota është para një sfide globale për mbrojtjen e ambientit jetësor.

Ne besojmë ne një Kosovë që ndryshon nga dita në ditë.  Qytetari ynë jeton në një kohë e hapësirë të re ku kryefjalë është ndryshimi dhe ku, bashkë me qytetarët që ndryshojnë nga dita në ditë, duhet të ndryshojë edhe shtëpia jonë e përbashkët – Kosova.

Ne kërkohet të jemi zëdhënësit, arkitektet, realizuesit dhe garantët e këtij ndryshimi të madh që i duhet vendit dhe popullit tonë.

Qëllimi ynë ( rruga jonë ) :

Politika për shumicën solidare

Ne e pranojmë realitetin, por jo edhe me rrethanat dhe kushtet në të cilat gjindet. Ne duam të shkojmë rrugës së një të ardhme që ia vlenë jetesa. Ne duam qe shtetin tonë ta aftësojmë për të ardhmën.

Shumë njerëz duan një shoqëri më të mirë  dhe më të drejtë. Shumica do një Kosove solidare. Shumicën solidare  ne duam ta fitojmë për politikën tonë. NE promovojmë fuqizimi ne secilit qytetar dhe e inkurajojmë për bashkëpunim

ME NISMËN KAH ARDHMËRIA

 Ne, domosdoshmërisht ndahemi nga mentaliteti i politikave të vjetëria të sundimtareve të së shkuarës dhe i drejtohemi ardhmërisë.

Nga ne kërkohet një ndryshim rrënjësor ndaj problemeve të mëdha të Kosovës.

Ne, si politikë dhe qytetarë duhet ta ndryshojmë mënyrën tonë të komunikimit me qytetarët tanë. Kosovën duhet bërë shtet të ri e modern përmes një përkushtimi e fryme të re dialogu e bashkëpunimi me të gjithë qytetarët.                      

            Ne besojmë ne një Kosovë të integruar në Bashkimin Evropian. Kosova e krimit, e korrupsionit dhe informalitetit nuk është dhe nuk mund të jetë atdheu ynë i preferuar dhe as vend me perspektivë për fëmijët tanë.  

Ne besojmë në Kosovën e Re, të Lirë, të Pavarur, Sovrane e Demokratike, por kjo do të behet përmes një politike të re, ku arsimi e edukimi, punësimi dhe integrimi do të jenë objektiva të arritshëm nga gra e burra punëtorë e të barabartë mes tyre.

 Fatmir Limaj

                                                                           Kryetar

                                                                                       ____________________________________